Top Channel/ Kryeministri serb: “Banjska nuk duhet të ndodhte”, por fajin “s`e kemi ne”!
30/09/2024 11:40

Kryeministri serb Millosh Vuçevic pranoi se ngjarja e Banjskës nuk duhet të ndodhte, pro Serbia shtoi ai, “nuk duhet të pranojë narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Prishtina ngjarjen”. Shefi i ekzekutivit serb insistoi megjithatë se ishin një seri gjërash që cuan deri tek sulmi i cili i kushtoi jetën një efektivi të Policisë së Kosovës, si edhe re agresorëve serbë. “Ajo që ndodhi ishte reagim ndaj një sërë lëvizjesh të autoriteteve të Prishtinës – nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve. Nuk ishte koha e lulëzimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë, “, tha ai për TV Prva, ku doli edhe me pretendimin se “autoritetet në Prishtinë nuk lejojnë që familjet e serbëve të vrarë në Banjskë të shënojnë vendin ku ata janë vrarë” dhe se brenda një vitit, sipas tij, një numër i madh njerëzish janë larguar nga Kosova, se u është bërë presion dhe druhen se kjo do të vazhdojë. Një qëndrim i tillë nuk është risi në fakt. Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic menjëherë bëri fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçic u shpreh asokohe se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”, dhe mohoi që Serbia të kishte gisht. Ai u zotua që Serbia do t’i hetojë të dyshuarit, si edhe origjinën e armëve që policia e Kosovës konfiskoi pas sulmit. Por ndërkohë, një vit më vonë, nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur dhe biznesmeni serb nga Kosova, Millan Radoiçic, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin, besohet se është i lirë në Serbi.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54