Pas një kohë të gjatë mungese kryeministri Edi Rama u rikthye në parlament, duke debatuar ashpër me deputetët e opozitës. Kësaj herë debatin e ndezi futja me procedurë të përshpejtuar e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë EMMAR Grupi me qendër në Dubai për transformimin e porit të Durrësit nga një port mallrah në port jahtesh.