Top Channel/ Kryeministri britanik i zotohet Zelenskyt: Mbështetja për Ukrainën, ‘e veshur me hekur’
07/11/2024 23:31

Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë mbetet “e veshur me hekur”. Ata u takuan në një samit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin hungarez, Budapest. SHBA ka qenë deri tani donatori më i madh i vetëm i ndihmës ushtarake për Ukrainën. Por është shprehur frika se kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar mund të ngadalësojë ose ndalojë, rrjedhën e ndihmës ushtarake amerikane në Kiev. Kryeministri tha se samiti “nuk ishte vetëm për sovranitetin e Ukrainës”, por gjithashtu “lirinë tonë, demokracinë tonë dhe vlerat tona”. Pas bisedimeve të tij me udhëheqësin ukrainas, Starmer anashkaloi një pyetje nëse fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Trump ishte e mirë për Evropën dhe Ukrainën. Ai tha se ishte takuar me Presidentin Zelensky për herë të gjashtë që kur u bë kryeministër, duke shtuar se ishte një mundësi për të pohuar “mbështetjen e hekurt” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën. Më herët, kryeministri hungarez, mikpritës i samitit, Viktor Orban tha se liderët e Evropës kishin rënë dakord se duhej të merrnin përgjegjësinë për sigurinë e tyre dhe jo vetëm të mbështeteshin te SHBA-ja për mbrojtjen e tyre. Kryeministri britanik u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të “rrisin” mbështetjen e tyre, duke i thënë Zelenskyt: “Siç e dini, mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Presidenti ukrainas e falënderoi atë “që qëndroi me Ukrainën gjatë kësaj periudhe të vështirë”. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu janë zotuar vazhdimisht të qëndrojnë në krah të Ukrainës.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34