Monika Kryemadhi është ndalur pas seancës në GJKKO për të biseduar me protestuesit që ndodheshin përpara SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. Gjatë diskutimit, Kryemadhi i këshilloi ata që të strukturojnë dhe organizojnë lëvizjen e tyre, por duke i paralajmëruar që të mos ndjekin mënyrën e funksionimit të partive politike. Biseda vijoi më pas me replika mes saj dhe një prej protestuesve për partitë, votën dhe raportin e politikanëve me qytetarët.