Top Channel/Kryemadhi fshehu para në Zvicër! Kaloi në këmbë kufirin, do çonte para tek oligarku rus
18/03/2023 19:57

Prova të reja kundër Monika Kryemadhit dalin në dritë. Pas investigimit të EU REPORTER mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan, ku rezulton nga faturat e publikuara se ish kryetarja e LSI-së ka përfituar para nga influenca ruse, më shumë se tre transferta bankare të kryera prej saj. Dokumentet nxjerrin në pah se Kryemadhi në vitin 2017 ka marr dy pagesa nga kompania e inkoporuar në Qipro Holdem Holdings Limited, që pas saj janë biznesmenët rusë në tregun e naftës Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan. Gjithashtu të dhënat zbulojnë se bashkëshortja e Metës ka bërë një pagesë për VRADUR HOLDINGS LIMITED, një tjetër kompani offshore që udhëhiqet nga oligarku rus VITALY SAVVIN. Pagesat justifikohen se janë kryer për shërbimet e marketingut si dhe me arsyen e “dividend për aksionerët” Por këto të dhëna nuk janë të vetmet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë Shqipërisë, pasi ekskluzivisht për emisionin Top Story në Top Channel EU REPORTER deklaroi se “provat tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Zvicër. Daljet jashtë vendit të Monika Kryemadhit përputhen edhe me transaksionet e paligjshme që ka kryer në Zvicër. Madje ajo është përpjekur të humbas gjurmët, pasi nga verifikimet rezulton se Kryemadhi ka kaluar kufirin në këmbë në pikën kufitare të qafë botës, në datë 17 korrik të vitit 2017 ora 14:26, edhe pse në atë kohë ishte kryetarja e LSI. Ky dokument nxjerr në pah se lëvizja e Monika Kryemadhit kishte si qëllim të kalonte një vlerë 9.6 mijë dollarë nga llogaria e saj në bankën Crdit Agricole Suisse në Zvicër, në llogarinë e kompanisë së biznesmenit rus VITALY SAVVIN; veprim I kryer në datë 18 korrik 2017 ora 15:20. Pas realizimit me sukses të këtij transaksioni, ku duhet të ishte e pranishme për të nënshkruar, një ditë më pas ajo kthehet në Shqipëri,. Sistemi TIMS tregon se Kryemadhi ka kaluan në pikën kufitare në qafë botë në 19 korrik 2017, në orën 11:39, por ndryshe nga vajtja kthimin e kryen me makinë.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01