Top Channel/ Kryebashkiaku në arrest shtëpie. SPAK: Byberi shkeli ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
09/09/2024 22:56

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi si dhe për nënkryetarin, Abedin Kërnaja, të akuzuar për veprat penale “shpërdorim detyre”, “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrim i pronës”. Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë Lekësh. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Sipas SPAK, hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, pasi për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, dhe të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Top News-Petro Koçi kundër përjashtimeve në PS: Vendimi për Spiropalin e Ndrecën, i tepruar
16/11 16:46
Top Channel/ Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE Rama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën
16/11 16:44
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK dhe Ramën, kërkon bashkim të opozitës dhe protesta
16/11 15:18
Top Channel/ Rama reagon për këngën serbe. Kryeministri po merr pjesë në forumin e BE në Bruksel
16/11 15:16
Top Channel/ Anëtarësimi në BE, Rama nga Brukseli: Ne kemi bërë shumë më tepër se vendet e…
16/11 15:13
Top Channel/ ‘E sigurt që s’do jemi të mërzitshëm’, Rama nga Brukseli: Duam të martohemi këtu…
16/11 15:09
Top Channel/ ‘Nëse nuk do ishte Trump, askush s’do mendonte për Flamingot’, Rama flet për protestat
16/11 14:35
Top Channel/’ Beteja mesjetare’, Rama reagon për Kosovën: Një këngë pa shije u këndua këtu…
16/11 14:35
Top Channel/ Zhupa: Ps si pleniumet e PPSH, Kushi: Merruni me partinë tuaj, demokratët i latë jetimë
16/11 12:47
Top Channel/ ‘Nuk duhet të mbroni drejtësinë me votë’, Zhupa debat me Ballën:Mbështes protestën…
16/11 12:34
Top Channel/ Zhupa-Ballës: Dënojmë këngën e kënduar kundër Kosovës në BE, nuk kam qëndrim…
16/11 12:25
Top Channel/’Tani nuk i mjaftojnë Idajetët’, Berisha në Spak: Nëse do të shkoja unë në protestë…
16/11 11:31
Top Channel/ ‘Kemi luftuar në kushte të pabarabarta’, Berisha: Diktaturat nuk ikin me vota, të…
16/11 10:34
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19