Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Teksa po shkonte drejt Prokurorisë, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur nga SPAK dhe përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kur të dal, nuk e di”.