Top Channel/ Kryebashkiaku francez në paraburgim për ‘shantazh politik me videot e seksit’
04/04/2023 22:32

Kryebashkiaku i Saint-Etienne, Gael Perdriau është përfshirë në një skandal politik me video intime homoseksuale që po trondit qytetin e tij tashmë që prej nisjes së zhurmave në shtator 2022. Zyrtari i zgjedhur është arrestuar sot bashkë me ish-sekretarin e tij Pierre Gauttieri, zëvendësin Samy Kefi-Jerome dhe partnerin e këtij të fundit. Pas disa muaj hetimesh e seanca gjyqësore 50-vjecari është ndaluar pas raportimeve në media për skandalin e shantazhit të verës së shkuar. "Është një procedurë normale që po ndjek kursin e saj," tha për rrjetin AFP Pierre Chappel, zëdhënësi i kryebashkiakut. Hetimi hapur prej vitit të shkuar ka të bëjë me akuza "shkeljeje privatësie, shantazh, përvetësim fondesh publike dhe fshehje e shkeljeve”, nga personi me post publik. Hetuesit thanë se fokusi është një video me natyrë seksuale e përdorur për motive politike në të cilën shihen ish-deputeti centrist Gilles Artigues, rival politik i kryebashkiakut Gael Perdriau, i cili masazhohet nga një burrë në një dhomë hoteli, në vitin 2015. Zoti Rossary-Lenglet, ka bërë raportimin e detajuar për rrjetin Mediapart duke thënë se këto morale të ulëta sponsorizoheshin nga kryebashkiaku dhe rrethi i tij, me qëllim neutralizimin e rivalit centrist. Ai shton gjithashtu se janë bërë pagesa korruptive nga bashkia për shërbime të trilluara ndaj dy organizatave kulturore të. Ndërsa kryebashkiaku Perdriau citon regjistrimet audio dhe akuzon se Artigues ka sponsorizuar shantazhin. Ai pretendon pafajësinë dhe thotë se nuk dorëhiqet edhe në rast padie. Pamjet: AFP

Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35