Një kroçerë gjermane me 271 turistë nga Europa mbërriti mëngjesin e sotëm në Vlorë, duke shënuar de facto nisjen e sezonit turistik. Kjo anije e madhe turistike që sjell në vendin tonë turistë nga Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia dhe Spanja do ta ketë Shqipërinë si destinacion gjatë gjithë sezonit, duke u ndalur në portet e Sarandës, Vlorës dhe Durrësit.