Top Channel/ Kroacia në ‘këmbë’, alarm për bombë në disa vende
05/12/2022 18:38

Një seri kërcënimesh anonime me bombë alarmuan kroacinë të hënën. Disa stacione policie, qendra tregtare dhe gjykata -- duke përfshirë edhe atë supreme e cila po mbante një takim me një delegacion nga Ukraina -- u evakuuan me shpejtësi. Policia tha se mori disa raporte për bomba që ishin vendosur në disa lokacione të ndryshme në të gjithë vendin. Media kroate raportojnë se nga kontrollet e policisë deri më tani nuk kanë gjetur asnjë pajisje shpërthyese. Radovan Dobronic, Presidenti i Gjykatës së Lartë kroate, i tha televizionit shtetëror HRT se një oficer sigurie e informoi atë për kërcënimin me bombë teksa po takohej me një delegacion nga gjykata supreme e Ukrainës, duke shtuar se atij i dukej se kërcënimi ishte i lidhur me takimin në fjalë. Kërcënimet anonime, vijnë mes një debati brenda udhëheqjes kroate nëse Bashkimi Evropian dhe vendi anëtar i NATO-s duhet t'i bashkohen një nisme perëndimore për të filluar trajnimin e ushtarëve ukrainas kundër forcave pushtuese ruse. Qeveria e Kroacisë është kryesisht në favor të fillimit të trajnimit, ndërsa presidenti Zoran Milanovic është kundër tij, duke thënë se kjo do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të Kroacisë në luftë. Kërcënimet anonime për bomba erdhën vetëm disa ditë pasi ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në gjashtë vende evropiane, përfshirë Kroacinë, kishin marrë pako me sy kafshësh. Nuk ka ende raporte se kush i ka dërguar këto pako dhe për çfarë qëllimi. Pamjet: AFP

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43