Kroacia ka bllokuar importin e patatinave nga Serbia, pas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se në to ka substanca kancerogjene. Siç ka informuar Komisioni Evropian të mërkurën, përmbajtja e lartë e akrilamidit është gjetur në patatinat me aromë speci nga Serbia.