Top Channel/ Krizë të dytë shkatërruese! OKB-ja paralajmëron për rrezik të përhapjes së sëmundjeve
18/09/2023 18:19

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se Libia rrezikon të përballet me përhapje të sëmundjeve, pas përmbytjeve masive që pushtuan vendin. Zyrtarët kanë raportuar se kjo do të jetë një krizë e dytë shkatërruese, në vendin ku humbën jetën 11 mijë persona. Pas këtij shqetësimi të ngritur nga OKB-ja, ministri i shëndetësisë së Libisë, Othman Abdeljalil, njoftoi nisjen e fushatës së vaksinimit në Derna, qyteti bregdetar më i godituri. Sipas tij në parashikohet të ketë tre grupe të synuara në programin që vendi I tij do të vërë në zbatim, punonjësit në operacionet e shpëtimit, punonjësit në sektorin shëndetësor dhe fëmijët. Mendohet se përhapja e sëmundjeve do të vijë si pasojë e ujit të kontaminuar dhe mungesës së kanalizimeve. Mijëra banorë të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe në nevojë të madhe për ujë të pijshëm, ushqime dhe produkte bazike, ndërsa kushtet higjenike janë të rënda. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të trupave të zhdukur, pasi i gjithë vendi ka mbetur nën pushtetin e baltës, duke e bërë më të vështirë punën. Përmbytjet masive shkaktuan këputjen e dy digave të lumenjve në rrjedhën e sipërme në Derna, duke I mbuluar të gjitha ndërtesat me ujë. Ekspertët e OKB-së kanë fajësuar për numrin e lartë të vdekjeve faktorët klimatikë, pasi rajoni i Mesdheut është zhytur nën pasojat e kapriçove të motit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30