Një krizë të papritur diplomatike në marrëdhëniet greko-britanike ka sjellë vendimi i kryeministrit britanik Rishi Sunak që ka anulluar takimin e planifikuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që ndodhet në Londër në një vizitë zyrtare tre ditore. Shkak kanë qënë deklaratat e kryeministrit grek mbrëmjen e kaluarkur gjatë një interviste për BBC ku i është referuar çështjes së rikthimit të skulpturave të mermerit ,dikur pjesë e Partenonit grek,të ekspozuara për gati një shekull në Muzeun Britanik, për të cilat ka thënë se i janë vjedhur Greqisë. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë