Nga 150 milionë që ishte përpara tre vjetësh, numri i njerëzvë të uritur nëpër botë ka pësuar një rritje dramatike në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Kriza ushqimore nëpër të cilën po kalon bota sot, e ashpëruar pas luftës ruse në Ukrainë, po përshkruhet si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.