Mbiprodhim, çmime në rënie, shitje dhe reputacion në gjysmë shtizë: rajoni i Bordosë në Francë, i famshëm për verën e tij, është pllakosur nga kriza si shumë pjesë të tjerë të Europës e botës. Fermerët planifikojnë protesta të martën, pasi thonë se gjendja po bëhet dëshpëruese.