Për ecurinë aktuale të ekonomisë shqiptare Banka e Shqipërisë mbetet pozitive pavarësisht zhvillimeve gjeopolitike. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë të vitit Banka i referohet një skenari bazë të ndërtuar mbi supozimin e një përfundimi të shpejtë të luftës në Lindjen e Mesme dhe normalizimit gradual të çmimeve, duke theksuar se aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet, dhe kriza do të jetë kalimtare.