Kryeministri polak Mateusz Morawiecki e ka quajtur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë , si përpjekjen më të madhe për të destabilizuar Europën që nga Lufta e Ftohtë. “Polonia nuk do përkulet para shantazhit dhe do bëjë gjithçka për të mbrojtur kufijtë e BE-së” – shkruajti ai në Twitter.