Qeveria uli parashikimet për rritjen ekonomike këtë vit në 3.5%, e detyruar pas krizës energjetike dhe shtrenjtimit të fortë të çmimeve. Akti Normativ me ndryshimet e buxhetit mori sot miratimin e Komisionit të Ekonomisë, ku qeveria përmes tij rriti pritshmëritë për të ardhurat në 10 miliardë lekë, e po kaq u rritën edhe shpenzimet.