Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.” Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918. Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë