Ndonëse mbështetja për të kishte pësuar rënie vitet e fundit, patia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), po përpiqet të fitojë pikë nga kriza ekonomike, dhe sondazhet dëshmojnë qartë se strategjia e saj po funksionon. Që nga 2015-ta, kur e djathta përdori frikën nga fluksi i refugjatëve për të nxitur protestat, sidomos në pjesën lindore të vendit për të rritur ndjeshëm suksesin e saj, AfD-ja nuk kishte mundur ta gjente temën e duhur që do t'u interesonte shumë votuesve.