Top Channel/ Kriza e refugjatëve/ Anijet nga Afrika veriore zbarkojnë në brigjet italiane
06/11/2023 19:36

Italia gjendet sot në mesin e një krize që kulmon prej viteve 90 u shndërrua në një vend nga nuk iknin emigrantë por zbarkonin; në fillim nga Europa lindore me protagonistë shqiptarët e më pas Afrika subsahariane dhe Lindja e Mesme. Pozicionimi gjeografik i Gadishullit Apenin në Detin Mesdhe e bën një prej shteteve ku mund të mbërrijnë më lehtë emigrantët, bashkë me Spanjën dhe Greqinë. Numri i emigrantëve që shkojnë nga deti në Itali ka ardhur në rritje që prej zbarkimeve të shqiptarëve shkruan skytg 24. 22 mijë e 343 persona rezultojnë në statistikat e ministrisë së brendshme italiane në vitin 1997. Shifrat u rritën në vitet që do të pasonin për shkak të luftës në Kosovë por dhe të ardhur nga Afrika dhe Lindja e Mesme, për të mbërritur në 1999 në 49.999. Shifrat pësojnë në një ulje në vitet 2000 për tu rikthyer në 2005 sërish në 22 mijë e 939. Rritja e radhës do të ishte në 2008. Prej 2010 ës dekada e re do të shënonte atë që studiuesit e shohin sot si pika e kthesës në historinë e emigracionit drejt Italisë, kur në vitin 2011 zbarkuan 62 mijë vetë. Është viti i pranverës arabe, kryengritje në Egjipt, Tunizi, Libi nga ku filluan edhe largimet në masë. Prej atij viti u harruan shqiptarët dhe sytë u kthyen nga një problem edhe më i madh si të menaxhohej një krizë që nuk do të ishte më vetëm e italianëve por e të gjithë Europës: solidaritet? Cështje sigurie? Apo hapje ndaj emigracionit të rregullt? Shifrat kanë pësuar ulje-ngritje përgjatë dekadave por nuk kanë munguar tragjeditë në det. Në vitin 2014 u regjistrua shifra rekord prej 170.100 zbarkimesh pjesa më e madhe nga Siria. Kriza europiane e emigrantëve ishte zyrtare dhe zbarkimet nuk do të regjistronin më ulje rekord pas rekordi dhe nuk arrin ta ndalë as dekreti që ashpërson rregullat e emigracionit në vitin 2016. U krijuan atë vit 20 qendra për dëbimin e të huajve ilegalë por fluksi njeh ulje. Pas vitit 2020 nis sërish rritja me tunizianë, egjiptiane dhe bengalze. Mbi 104 mijë janë shifrat e vitit të kaluar, muaji me më shumë zbarkime ishte gushti dhe me më pak marsi. Viti nuk është mbyllur por deri në shtator që nga 1 janari në italia kanë zbarkuar 127.207 emigrantë. Lampeduza porta e parë e klandestinëve në Itali nuk e përballonte dot më por as qeveria italiane e cila kërkoi ndihmën e bllokut. Emigracioni eshte kthyer ne kapin e betejes te cvo force politike qe merr pushtetin ne itali. Se fundmi retorika ka dale pertej kufijeve dhe meloni ka leshuar akuza te ashpra ndaj vendeve te Bashkimit europian vecanerisht frances qe nuk po ndihmojne ne perballimin e kesaj krize

Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23