Top Channel/ Kriza e naftës, Greqia me masa të reja shtesë për qytetarët!
22/04/2026 14:59

Me nje mesazh televiziv kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tetë masa të reja mbështetëse të qeverisë për familjet, pensionistët, qiramarrësit, fermerët dhe qytetarët me borxhe, me një kosto totale rreth 500 milionë euro. Konkretisht subvencioni për naftën diesel zgjatet edhe për muajin maj, me 20 cent për litër, ndërsa subvencioni për plehrat kimike vazhdon deri në gusht dhe përfitues janë rreth 250 mijë fermerë. Familjet me fëmijë do të marrin në fund të qershorit 150 euro për çdo fëmijë, pa pasur nevojë për aplikim. Masa pritet të përfshijë rreth 975 mijë familje. Po ashtu, rriten kufijtë e të ardhurave për kthimin e një qiraje në vit, duke përfshirë edhe 70 mijë familje të tjera. Pensionistët, të moshuarit pa sigurime dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 300 nga 250 euro( qe ishte ndihma) çdo nëntor, ndërsa përfituesit arrijnë në rreth 1.9 milionë persona.Një pjesë e rëndësishme e paketës lidhet edhe me borxhet ndaj bankave dhe ato te bizneseve. Qytetarët do të kenë mundësi të fusin detyrimet e vjetra në skemë pagese deri në 72 këste, ndërsa edhe borxhet nga 5 mijë deri në 10 mijë euro mund të futen në mekanizmin jashtëgjyqësor. Masat vijnë në një moment kur ekonomia greke ka shënuar një suficit primar prej 12.1 miliardë eurosh për vitin 2025, ose 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Qeveria argumenton se ky rezultat i jep mundësi shtetit të shpallë mbështetje të re për qytetarët, sidomos në një periudhë me kosto të lartë jetese dhe presione nga kriza energjetike. Kryeministri Mitsotakis tha se këto masa janë “ndarja e përfitimeve të ekonomisë me shoqërinë”, por pranoi se shumë qytetarë mund t’i konsiderojnë ende të pamjaftueshme përballë kostos së lartë të jetesës.

Top News – Bordi rrit naftën, ul benzinën. Ndryshojnë sërish çmimet tavan të karburanteve
30/10 14:49
Top News – Paraburgimi i zgjatur i Veliajt. Zyrtari i BE i kujton Shqipërisë raportin e ‘Kongresve’
30/10 14:38
Top News – IKMT, aksion në Himarë. Shemben ndërtimet pa leje në Borsh dhe Dhërmi
30/10 14:30
Top Channel/ Sekuestrohen 56.7 kg kanabis sativa në fshatin Koman, 4 shtetas në pranga
30/10 14:12
Top News – Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese. Arrestohet 19-vjeçari, procedohen 5 protestues
30/10 13:49
Top News -Unioni Turistik kundër Paketës Fiskale: Kemi mbyllur rezervimet për 2027-ën, po na dëmtoni
30/10 13:47
Top Channel/ IKMT shemb 7-të objekte në Borsh, Dhërmi, Gjirin e Gjipesë, aksioni do vijojë në Himarë
30/10 13:46
Top News – ‘Paketa e shpopullimit’. Berisha: Godet shtresën e mesme, heqja e TVSH, hipokrizi
30/10 13:28
Top News-Berisha përjashtohet me 10 ditë. Etika ndëshkon 5 deputetë të PD, vërejtje njërës prej tyre
30/10 13:26
Top News-Transferimi i Veliajt, Gogu urdhëron hetim. Verifikim për urdhërat e drejtorisë së burgjeve
30/10 13:25
Top Channel/ Lot në sytë e familjarëve të Arlinda Zekajt, protest para Policisë Rajonale të Pejës
30/10 13:08
Top Channel/ Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari
30/10 12:46
Top Channel/ Mot i freskët dhe me shi! Parashikimi, moti i paqëndrueshëm edhe gjatë javës që vjen
30/10 12:44
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin! Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 12:43
Top Channel/ Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti
30/10 12:25
Top News – Nga droga te zhvatja. Arrestohet në Vlorë 38-vjeçar i kërkuari nga Italia
30/10 12:04
Top News – Konsultimet për datën e zgjedhjeve. PS e PSD te Begaj, opozita refuzon në bllok ftesën
30/10 11:50
Top Channel/ Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, i dënuar në Itali me 7 vite burg, pritet ekstradimi
30/10 11:28
Top News – Buxheti prezantohet te Ekonomia. Braçe: Ligji të zbatohet siç miratohet deri në fund
30/10 11:21
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, emëron Etleva Bishën
30/10 11:11