Top Channel/ Kriza e emigrantëve detyron Papën të udhëtojë, mbërrin në Marsejë për vizitë dyditore
22/09/2023 19:06

Kriza e emigrantëve e detyroi Papa Françesku-n të bëjë një vizitë në Marsejë, ku për dy ditë me radhë do të diskutojë për Mesdheun dhe sfidat me bumin e refugjatëve të paligjshëm. Ai mbërriti në qytetin e vjetër të Francës me një mesazh tolerance mes debateve të vazhdueshme mbi mënyrën se si Evropa po menaxhon situatën e azilkërkuesve. 86-vjeçari u prit në aeroport nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e më pas vijuan me axhendën. Fillimisht Papa lëvizi i ulur në karrocë për shkak të problemeve shëndetësore, por më pas u ngrit në shenjë respekti për bandën ushtarake që e priste. Marseja u zbukurua me ngjyrat e verdha dhe të bardha të Vatikanit për vizitën e parë të një pape në qytetin e dytë më të madh të Francës, ku pritet që të zhvillojë një fjalim përpara 100 mijë personave. 86-vjeçari po viziton për të marrë pjesë në një takim të peshkopëve dhe të rinjve katolikë të zonës mesdhetare, por udhëtimi i tij vjen në një kohë të ndjeshme politikisht. Marseja është një portë historike për emigrantët dhe gjithashtu shtëpia e disa prej lagjeve më të varfra në Evropë, shumë prej të cilave janë të rrënuara nga trafiku i drogës. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33