Rishi Sunak po shfrytëzon samitin e BE-së në Granada të Spanjës për të lëshuar një apel për veprime të gjera e më të koordinuara europiane në përballjen me rritjen e numrit te emigrantëve të parregullt që po mbërrijnë në kontinentin e vjetër. Kryeministri britanik e cilëson situatën e emigracionit në këto momente si “të pamoralshme e të paqëndrueshme", dhe kërkon zgjidhje më krijuese në mbarë Europën për këtë krizë.