Top Channel/ Kriza e dezertimit të ushtrisë ukrainase, rrëfimi tronditës i ushtarit: Më detyruan…
31/01/2025 19:13

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë tre vjet më parë, Viktori ishte gati të vdiste për vendin e tij. Ai doli vullnetar për të mbrojtur Kievin kur u shfaqën tanket e armikut dhe iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës. Në pranverën e vitit 2023 ai po luftonte në fshatin Tonenke, pranë qytetit lindor Avdiivka . “Kur mbërrita, isha super i motivuar. Nëse do të ishte e nevojshme, do të jepja jetën time”, kujton ai. Megjithatë, gradualisht ai u zhgënjye. Beteja ishte e furishme. “Rusët shkatërruan pozicionet tona në tokë”, tha ai. Teksa po mbronte një ndërtesë të rrënuar, një panel i ra mbi supe. Pasi mori injeksione për të zvogëluar dhimbjen, atij iu tha të kthehej në front. “E kuptova që nuk jam askush. Vetëm një numër”, shprehet ai. Në maj të po atij viti, Viktor la pozicionin e tij për të kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor. Ai nuk u kthye më. Viktor është një nga mijëra ushtarët ukrainas që kanë braktisur njësitë e tyre. Shifra e saktë është një sekret ushtarak, por zyrtarët pranojnë se numri është i madh. Ata thonë se është e kuptueshme, kur trupat e lodhur kanë shërbyer me muaj pa pushimin e duhur. Çështja e dezertimit është bërë kryefjalë në Ukrainë. Javën e kaluar qeveria nisi një hetim për Brigadën 155. Pesëdhjetë e gjashtë ushtarë u zhdukën gjatë stërvitjes në Francë. Qindra të tjerë po ashtu thuhet se janë të zhdukur. Komandanti i njësisë, Dmytro Riumshyn, u arrestua. Ai mund të dënohet me 10 vjet burg për moskryerje të detyrave të tij zyrtare dhe denoncim për mungesat e paautorizuara. Pas tre vitesh luftë, Ukrainës i mungojnë dëshpërimisht ushtarë, veçanërisht këmbësoria. Kjo e ka bërë më të lehtë për ushtrinë ruse përparimin në lindje. Ndërkohë, brigada të tjera janë ndërtuar nga e para dhe performanca e tyre deri më tani ka qenë e dobët. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kohët e fundit urdhëroi një ndryshim në politikë, duke futur edhe rekrutët pa papërvojë në batalionet ekzistuese. Dikur një snajperist i stërvitur, tani Viktori është kthyer dhe punon në një garazh në Ukrainën Perëndimore. Për BBC, ai tregon se tani të gjithë janë të lodhur, humori ka ndryshuar. Një tjetër dezertor, Oleksii, tha se ai mori pjesë në ofensivat e Ukrainës në rajonet jugore të Mykolaiv dhe Kherson. Ai e përshkroi betejën si kaotike, me plumba që fluturonin dhe mbështetje të pamjaftueshme artilerie. Gjatë dimrit të vitit 2022 pati një grindje me një komandant të ri, aplikoi pa sukses për një transferim dhe u lëndua. “Arrita në pikën ku nuk mundesha më, kështu që vendosa të shkoja diku, ku askush të mos më gjejë dot”, thotë ai.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43