Top Channel/ Kritikat, Putin sfidon Trump/ Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë
09/07/2025 23:15

Ukraina është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës, me 728 dronë dhe 13 raketa balistike që synuan qytete në të gjithë vendin. Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi këtë si një “sulm tronditës”, që ndodhi në një kohë kur po bëhen përpjekje për armëpushim. Manovra e fundit e ushtrisë ruse është konsideruar edhe si një reagim kundrejt kritikave publike të presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi ka shprehur zhgënjim ndaj presidentit rus Vladimir Putin. “Putini na thotë shumë budallallëqe… por nuk ka kuptim. Ai do të vazhdojë të vrasë njerëz”, u shpreh Trump, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër se më parë. Trump kritikoi edhe pezullimin e përkohshëm të ndihmës ushtarake për Kievin, një vendim që ai tha se nuk e kishte miratuar vetë, dhe sinjalizoi se SHBA mund të dërgojë sërish ndihma, përfshirë sisteme mbrojtëse kundër raketave të tipit “Patriot”. Po ashtu, ai deklaroi se po shqyrtonte një projektligj për sanksione të reja ndaj vendeve që bashkëpunojnë me Rusinë. Nga ana tjetër, Moska shmangu komentet për deklaratat e Trumpit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “kjo është mënyra se si ai flet zakonisht” dhe konfirmoi se ofensiva ruse në lindje të Ukrainës po vazhdon. Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit kanë ngecur, ndërsa Zelensky ndodhet në Romë, ku po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës dhe u takua me Papa Leonin e 14-të si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58