Kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një përgjigje kritikëve edhe për faktin nëse SPAK është një institucion i kontrollueshëm. Duke folur në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai u shpreh se një numër i madh institucionesh e monitorojnë punën e Prokurorisë së Posaçme.