Top Channel/ Kristian Marku u eleminua për hakmarrje? Xhaxhait iu bë atentat në 2023
13/01/2025 21:07

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e Kristian Markut është hakmarrja. Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023, sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi. 30-vjeçari, i cili u qëllua sot për vdekje ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirditës, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit. Ai akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohej përfshirja e tij në këtë ngjarjes dhe arriti të fitonte lirinë. 30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volkswagen”. Autorët dyshohet se kanë kaluar drejt qytetit të Vlorës pas aktit të rëndë. Një makinë e djegur është gjetur po në Novoselë, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04