Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u mbajt në mesnatë mesha e Krishtlidnjeve. Në mesazhin e tij Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji tha se çdo kush duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që pengojnë lirinë e mbi të gjitha përmbahemi nga veprimet e pamatura që çojnë drejt konfliktit, duke iu referuar situatës në Veri të Kosovës. Ai iu kërkoi zyrtarëve që marrin pjesë në dialogun Kosovë-Serbi të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë një konflikt të ri.