Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën e Talës në Lezhë, ku kanë ndërruar jetë Kristjan Magjuni dhe e fehuara e vëllait të tij, Atjola Ademi. Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpi. Përplasja ka qenë fatale, bazuar edhe në pamjet e dërguara nga korrespondentja e Lezhës, Brixhilda Deda, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.