Kompanitë që ruajnë apo tregtojnë kriptoasete për qytetarët do të përballen me kërkesa më të forta për sigurinë, transparencën dhe mbrojtjen e investimeve. Qeveria miratoi dje projektligjin “Për tregjet e kriptoaseteve”, i cili pritet t’i kalojë së shpejti Parlamentit për shqyrtim dhe votim. Hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, projekti parashikon zëvendësimin e ligjit të vitit 2020. Ai ndjek modelin evropian të njohur si MiCA, që vendos rregulla për emetimin, tregtimin dhe shërbimet e lidhura me kriptoasetet.