I riu shqiptar Dorian Puka, 'ka trazuar' sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e reklamon në rrjetet e tij sociale, të cilat janë publike dhe mund të aksesohen nga kushdo. Prestigjiozja "The Telegraph", ka shkruar sërish sot për të, duke thënë ndërtë tjera se ai po tallet me autoritetet angleze të cilat nuk arrijnë dot ta ekstradojnë, e ndërsa ka kërkuar azil, tregon jetën që bën dhe sesi në klubet e natës i mbulon vajzat me para.