Një grup i strukturuar kriminal që kryente vrasje kundrejt pagesës është çmontuar nga policia e Durrësit e cila vuri në pranga 14 persona mes të cilëve një polic burgjesh dhe një ushtarak dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë. Të implikuar në ngjarjet kriminale është dhe kasandër Noga I arrestuar në Belgjikë dhe Ilirian Peçi I arrestuar në operacionin plumbi I artë. Pengmarja disa minutëshe e Indrit Beqirajt në Durrës gjatë të dielës pas një aksidenti automobilistik ishte çelësi që I erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup I strukturuar criminal që prej vitit 2021.