Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën dhe burri i saj mbeti i plagosur rëndë në rrethana të paqarta. Sipas informacioneve të reja të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe humbi më pas jetën rrugës për në spital.