Një ngjarje e rëndë me dy viktima është regjistruar në Nea Smyrni të Athinës, ku një 50-vjeçar shqiptar, Altin Allmuça, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 45-vjeçaren shqiptare Lulieta Obzova dhe më pas ka qëlluar veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit, pranë hyrjes së një pallati në rrugën Grigoriou Kydonia, ku banonte vajza e viktimës. Sipas burimeve të Top Channel, , 45-vjeçarja kishte kartë identiteti greke, por kishte lindur në Shqipëri. Ajo është identifikuar si Lulieta Obzova. Edhe autori i dyshuar, Altin Allmuça, është shqiptar.