Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke lëshuar akuza drejt të dyja palëve për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, si dhe për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael. Me këtë vendim të GJNP-së, që i izolon ata akoma edhe më shumë, Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar.