Top Channel/ Krim në Times Square, vritet zv.presidentja e Bank of America, si u neutralizua autorja
02/09/2026 22:39

Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që autoritetet e kanë cilësuar si të rastësishëm dhe të paprovokuar. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:24, sipas orës lokale, në zonën pranë West 42nd Street dhe Seventh Avenue, në zemër të Manhattanit. Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, konfirmoi Policia e New York-ut (NYPD). Bank of America konfirmoi humbjen e një prej punonjëseve të saj. Ajo ishte zëvendëspresidente në njësinë Business Selection and Conflicts të Bank of America, sipas profilit të saj në LinkedIn. Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, tha se sulmi dukej se ishte i rastësishëm dhe i paprovokuar. Sipas policisë, kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën Pamela Cisneros, 49 vjeçe, e cila mbante në duar dy thika të mëdha dhe u drejtua në drejtim të efektivëve. Policët qëlluan ndaj Cisneros, e cila më vonë u shpall e vdekur. Komisionerja Tisch tha se 49-vjeçarja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Në sulm mbeti i plagosur edhe një 68-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. NYPD bëri të ditur se ai kishte marrë plagë nga thika dhe ndodhej në gjendje të qëndrueshme. Pas sulmit, rrugët e Midtown Manhattan u bllokuan përkohësisht, ndërsa automjetet e emergjencës mbërritën në zonë. Zyra e Bank of America në Manhattan ndodhet shumë pranë Times Square, në One Bryant Park. “Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e koleges sonë. Ajo ishte një anëtare e çmuar e ekipit dhe do të na mungojë shumë. Zemrat tona janë me familjen e saj dhe të gjithë njerëzit e saj të dashur”, tha Bank of America në një deklaratë të dërguar me email për Reuters të martën. Hetimet për rrethanat e plota të sulmit vijojnë.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09