Top Channel/ Krim i dyfishtë në Orikum, 52-vjeçari i merr jetën gruan dhe vetes
02/01/2026 19:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të premtes në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, dhe me pas e ka mbytur. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje, duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë. Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rrugës për fshatin Dukat, dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18 vjeç. Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci. Ndërkohë, fqinjët e çiftit kanë deklaruar se janë tronditur nga ngjarja, duke theksuar se i njihnin si njerëz të qetë dhe nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre.

Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30
Top Channel/ Nuk ka “paqe” mes PS dhe PD te “Zgjedhorja”, opozita braktis sallën, dështon mbledhja
09/11 14:22
Top News – Rastet e helmimeve në Vlorë. Ujësjellësi: Analizat nuk gjetën fekale në ujë
09/11 14:04
Top News – ‘Parlamentarizmi, në krizë’/ Gjetjet e KE, Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet!
09/11 14:04
Top News- Përplaset autobusi në Fier, panik tek pasagjerët, një grua e plagosur
09/11 13:36
Top Channel/ Braçe te “Ekonomia”: Inflacioni godet të varfrit, indeksimi është regresiv
09/11 13:36
Top News – Greku vjen në Rinas me kanabis. Lëndën narkotike e kishte futur në valixhe, arrestohet
09/11 13:30
Top Channel/ Kontaminimi i ujit të pijshëm në Vlorë, shtohen personat me të vjella e diarre
09/11 12:42
Top Channel/ SPAK kërkon 75 vite burg për Shullazin, Berishën dhe Ymerin për dy vrasje
09/11 12:42
Top Channel/ Kuqezinjtë nisin grumbullimin, Shqipëria përgatitet për Finlandën dhe Bjellorusinë
09/11 12:32
Top Channel/ Vlora qendër e kinemasë evropiane, bordi i “European Film Academy” zbarkon në Shqipëri
09/11 12:31
Top Channel/ Shtohen sipërfaqet me bathë, fermerët e Myzeqesë reduktojnë parcelat me grurë
09/11 12:29
Top Channel/ Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe dy të zhdukur, arrestohen dy të dyshuar
09/11 12:28
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, 33-vjeçari bllokohet në makinë e nxjerrin zjarrëfikësit
09/11 12:27
Top Channel/ Arrestohet 50-vjeçari Robert Duka, grabiti 60 mijë euro në 3 minuta
09/11 12:27
Top News – Shqiptari fiton çmimin ‘Akrepi i Artë’. Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë
09/11 12:16
Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38