Këto manovra të rrezikshme shpejtësie në rrugë I kushtuan një shoferi 23-vjeçar nga Fieri pasi u gjobit nga policia me 43 mijë lekë gjobë. I riu u identifikua pas publikimit të një video në rrjetet sociale e më pas u ndëshkua për të gjitha kundravajtjet e kryera.