Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, tregoi për situatën e të plagosurve pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë. Brataj tha se në vendin e ngjarjes nuk ka më të plagosur të tjerë. Ndër të tjera shtoi se të plagosurit po marrin trajtim në Spitalin e Lushnjës dhe të Traumës.