Top Channel/ Kreu i OKB, Guterres viziton vendin e shpërthimit shkatërrimtar në Beirut
20/12/2021 23:15

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka vendosur sot një kurorë në vendin e shpërthimit shkatërrimtar të 4 gushtit, 2020 në portin e Beirutit. Guterres vizitoi Libanin e përfshirë nga kriza ekonomike duke dënuar liderët politikë që sipas tij "paralizojnë vendin përballë vuajtjes së popullit". "Kam ardhur me një mesazh të thjeshtë: OKB qëndron në solidaritet me popullin e Libanit," tha Guterres në konferecën e shtypit me presidentin Michel Aun. "Duke parë vuajtjen e popullit të Libanit, liderët politikë nuk kanë të drejtë të përçahen duke paralizuar vendin”, tha ai. Ai shtoi se objektivi i takimeve të tij do të jetë të diskutojë sesi “mund të mbështetet populli i Libanit në kushtet aktuale të krizës ekonomike". Banka Botërore thotë se Libani është në një krië të rëndë ekonomike e shkaktuar nga nepotizmi dhe korrupsioni i klasës qeveritëse. Rreth 80 përqind e popullsisë së Libanit llogritet se jeton nën linjën e varfërisë. "Populli libanez pret që liderët të rivendosin ekonominë dhe institucionet funksionale të vendit," tha Guterres. Qeveria e Libanit nuk është mbledhur prej tetorit, kryesisht prej konfliktit mbi gjykatësin që heton shpërthimin ku u vranë 215 njerëz në gusht 2020.

Top News – Shtëpia e Bardhë zbarkon në Alaskë / Përgatitje për takimin historik mes Trump dhe Putin
13/08 14:59
Top News – Putin në Alaskë me të njëjtat kërkesa/Tërheqje e plotë e Ukrainës nga rajonet e aneksuara
13/08 14:50
Top News – Kina ‘dëbon’ shkatërruesin amerikan / Lundronte në ujëra të kontestuara, ndërhyn ushtria
13/08 14:00
Top News – Sistem mbrojtës me 4 shtresa / ‘Kupola e Artë’ e Trumpit, zbulohet projekti
13/08 13:52
Top News – Evropa sheh rrezik në takimin në Alaskë / Zelenski shkon në Berlin, takim online me Trump
13/08 13:42
Top News – Pak pritshmëri para takimit me Putinin / Trump paralajmëron: Do jetë samit ‘informues’
13/08 12:43
Top News – Garda Kombëtare pushton Uashingtonin / Tanke dhe trupa në rrugët e kryeqytetit amerikan
13/08 12:42
Top News – Miku i Putinit në zemër të Evropës / Orban nuk mbështet deklaratën e BE-së për Ukrainën
13/08 12:41
Top Channel/ Europa në flakë: 4 viktima nga i nxehti në Spanjë, Mal të Zi dhe Itali
13/08 12:37
Top News – Ballkani dhe Evropa në flakë / Temperaturat kalojnë 40 gradët celcius, viktima e zjarre
13/08 12:28
Top Channel/ Tanket “pushtojnë” Washingtonin! Garda Kombëtare nis patrullimet pas vendimit të Trump
13/08 12:24
Top Channel/ Trump-Zelensky-BE, flasin sot! Takim virtual para bisedimeve në Alaskë
13/08 12:23
Top News – Izraeli bombardon qytetin e Gazës / Perëndimi kërkon veprim kundër urisë në territor
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:42
Top Channel/ Lëvizja e beftë, Trump-Zelensky-BE takim urgjent para bisedimeve në Alaskë
12/08 22:38
Top Channel/ Vendimi i papritur për Dodik, i zëvendësohet burgu me gjobë
12/08 22:14
Top Channel/ Greqia në alarm nga zjarret, kërkohet evakuimi urgjent i qindra banorëve
12/08 19:35
Top Channel/ “Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane
12/08 18:47
Top Channel/Prapaskenat në prag të takimit Trump-Putin, Meloni dhe BE kërkojnë një vend në negociata
12/08 18:42