Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar hetimet për 7 persona të cilët tentuan të korruptonin gjyqtarët e Korçës për të liruar një të burgosur. Nën akuzë janë: 1. Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë;