Në Prishtinë mbahet sot “Marshimi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Tubimi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në prag të një faze vendimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.