Krishtlindja u kremtua me solemnitet në Durrës, ku besimtarët morën pjesë në meshat dhe shërbesat e shenjta. Mesha e mesnatës e mbajtur në kishën famullitare “Shën Domeniku” dhe katedralen “Shën Luçia”, si një nga momentet kulmore të festimeve përcolli mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës për fillimin e ri.