Edhe pse vlera reale e depozitave në valutë, kryesisht atyre në euro, janë zhvlerësuar përkohësisht si efekt i kursit të këmbimit, individët dhe bizneset vijojnë që t’i rrisin kursimet e tyre në monedhën europiane. Kështu nga fillimi i janarit, depozitat në euro janë rritur me 442 milion euro, ndërsa ato në lekë kanë ardhur vetëm me ulje. Për ekspertët ky trend vjen prej disa faktorësh