Kredia e re gjatë vitit të kaluar ka arritur rekord. Individët dhe bizneset morën 318 miliardë lekë nga bankat në rritje me 10.7% në krahasim me një vit më parë, pavarësisht se Banka e Shqipërisë rriti normat e interesit. Ndërkohë kredia e ekonomisë, që matet si totali i portofolit në Banka arriti vlerën e 743.7 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 4%. Por, rritja më e fortë ishte tek individët në krahasim me bizneset. Për ekspertët ky është një fenomen shqetësues