Lufta kundër Iranit po i kushton Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi 500 milionë dollarë në ditë, dhe sipas “Independent” rreth një e dhjeta e kësaj shume është çmimi i pajisjeve ushtarake të shkatërruara në luftime. Humbjet e Uashingtonit në aspektin e ushtarëve dhe materialeve të luftës janë të vogla, krahasuar me luftërat ku palët janë të barabarta, theksojnë ekspertët e mbrojtjes, por shkatërrimi i sistemeve të shtrenjta të radarëve amerikanë nga Irani ka sjellë kosto të larta.