Me 61 vota pro dhe asnjë kundër e abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot rezolutën që kërkon marrjen e masave për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë. Më 30 qershor Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar që të hartohet një Projektligj që përcakton marzhin e fitimit për produktet bazë me 8 për qind.