Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor synon t'i përafrojë këto shtete me Bashkimin Evropian duke promovuar mes tjerash edhe fqinjësinë e mirë. Por, në rastin e Kosovës e Serbisë kjo është vështirë e arritshme, për shkak të çështjeve politike të pazgjidhura.