Afatet ligjore për shqyrtimin e ankesave zgjedhore mund ta çojnë Kosovën pranë një krize të re institucionale, veçanërisht në raport me zgjedhjen e Presidentit të vendit. Pas më shumë se një muaji nga zgjedhjet parlamentare, ka përfunduar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputet, duke i hapur rrugën shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe formimit të institucioneve të reja.